Ferma e deleve “Kadri Bajrami”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për ndërtimin e stallës, sistemin e mjeljes, laktofrizin dhe vendosjen e paneleve solare me kapacitet prej 8 kWp. Investimi në teknologji të re do të rrisë cilësinë dhe sigurinë e qumështit të deleve dhe njëkohësisht do të zvogëloj kohën që nevojitet për mjeljen e tyre. Me investimet e realizuara, kjo fermë pritet të prodhojë rreth 6000 litra qumësht gjatë periudhës së laktacionit. Programi për Zhvillim Rural po kontribuon për një të ardhme më të ndritur për Kosovën, duke kultivuar prosperitet dhe qëndrueshmëri për brezat që po vijnë.
Kompania “Trofta” në Istog, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin e hurdhës së troftës. Me investimet e bëra, u mundësua rritja e kapacitetit të kultivimit të troftës së Kalifornisë dhe tani kjo kompani prodhon deri në 500 tonelata peshk në vit. Programi për Zhvillim Rural ka mbështetur edhe instalimin e paneleve solare me kapacitet prej 44 kWp. Kompania “Trofta” ka 32 punëtorë dhe posedon basene të shtrira në 3 hektar.
Serra “High Speed”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për t’i zgjeruar serrat edhe për 20 ari, duke e shtuar në këtë mënyrë prodhimin e perimeve të shëndetshme. Me lumin afër, kjo tokë pjellore jep speca, tranguj, lakra e majdanoz, ndërsa vetëm prodhimi i domateve e arrin rendimentin prej 100 tonelatash në vit. Kjo serrë po shfrytëzon dritën e pashterrshme edhe për gjenerimin e 10 kWp të energjisë së gjelbër përmes instalimit të paneleve fotovoltaike. Mundi dhe puna e palodhshme e fermerëve si Sadati, po mundëson reduktimin e importit dhe rritjen e prodhimit vendor të perimeve në Kosovë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka mbështetur Rinoren për renovimin dhe modernizimin e bujtinës për t’iu ofruar kushte më të mira dashamirësve të turizmit malor.
Rinorja tanimë po kontribuon në zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.
Programi për Zhvillim Rural poashtu ka mundësuar që kjo bujtinë të instaloj 5 kWp të energjisë solare për të kontribuar për një mjedis më të pastër.
Ferma e lopëve qumështore “Agro-Ibrahimaj”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin e fermës, modernizimin e sistemit të mjeljes, ndërtimin e silazhit dhe vendosjen e paneleve solare me kapacitet prej 5 kW.
Investimi në teknologji të re ka rritur cilësinë dhe sigurinë e qumështit dhe njëkohësisht ka zvogëluar kohën e cila nevojitej për mjeljen e lopëve.
Me investimet e realizuara, kapaciteti i prodhimit të qumështit do të rritet nga 600 litra në 1000 litra në ditë. “Agro-Ibrahimaj” po kontribuon në ngritjen e produkteve vendore, duke furnizuar me qumësht fabrikat vendore për përpunimin e qumështit.
Ferma e pulave “Doris”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin e fermës, modernizimin e sistemit për ushqimin, mbledhjen e vezëve, mbetjet e pulave dhe vendosjen e paneleve solare me kapacitet prej 5 kW. Investimi në teknologji të re ka rritur cilësinë dhe sigurinë e vezëve dhe njëkohësisht ka zvogëluar kohën e cila nevojitej për mbledhjen e vezëve. Me investimet e realizuara, kapaciteti i prodhimit ditor të vezëve do të rritet nga 5400 në 14000 copë. “Doris” po kontribuon në ngritjen e produkteve vendore, duke furnizuar me vezë konsumatorët vendor.
Agro Serra “Bio”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për renovimin dhe modernizimin e serrës. Me ndihmën e Programit për Zhvillim Rural, Haki Behrami ka instaluar sistemin e ngrohjes së serrës, sistemin e ujitjes pikë-pikë, makinerinë për shtrirjen e folisë izoluese dhe atë të mbjelljes së fidanëve.
Kjo serrë me madhësi prej 40 ari po shfrytëzon energjinë diellore edhe për gjenerimin e 3kW të energjisë elektrike. Me mbështetjen e Programit për Zhvillim Rural dhe punën e palodhshme të Hakiut, po reduktohen importet dhe po rritet edhe më shumë prodhimi vendor i perimeve në Kosovë.
Pemishtja e Meritës, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin dhe rritjen e efikasitetit të saj.
Me ndihmën e Programit për Zhvillim Rural, Merita ka instaluar sistemin e ujitjes pikë-pikë, sistemin për mbrojtje nga breshëri, makineritë për spërkatjen e pemishtes, platformën për krasitjen dhe mbledhjen e frutave. Kjo pemishte me madhësi prej 5 hektarësh po shfrytëzon edhe energjinë diellore për gjenerimin e 15kW të energjisë elektrike.
Me mbështetjen e Programit për Zhvillim Rural dhe punën e palodhshme të Meritës dhe familjes së saj, po reduktohen importet dhe po rritet edhe më shumë prodhimi vendor i pemëve në Kosovë.
Bletorja e Frymëzimit, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për ndërtimin e dhomës së mjaltit dhe blerjen e pajisjeve për bletë.
Me ndihmën e Programit për Zhvillim Rural, Frymëzimi po përdor pajijse moderne për ruajtjen e mjaltit, kështu duke rritur cilësinë e produktit.
Kjo bletore me madhësi prej 8 ari po shfrytëzon edhe energjinë diellore për gjenerimin e 2kW të energjisë elektrike.
Me mbështetjen e Programit për Zhvillim Rural dhe punën e palodhshme të Frymëzimit dhe familjes së tij, po reduktohen importet dhe po rritet edhe më shumë prodhimi vendor në Kosovë.
Pastiçeria “Besa Cake Shop”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për blerjen e pajisjeve për përgatitjen e ëmbëlsirave.
Me ndihmën e Programit për Zhvillim Rural, “Besa Cake Shop” ka përshpejtuar procesin e prodhimit, ka rritur cilësinë e produkteve duke ulur njëkohësisht edhe koston e shpenzimeve.
Mbështetja nga shteti dhe puna e palodhshme e Fatlindës bashkë me ekipin e saj, kontribuan që pastiçeria “Besa Cake Shop” të bëhet një qendër e ëmbëlsirave dhe artit kulinar.
Kompania “Bio Farm Group”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për automatizimin dhe modernizimin e sistemit të prodhimit të plehut organik.
Investimi në teknologji të re ka rritur cilësinë dhe kapacitetin e prodhimit të plehut organik deri në 6 metra kub në ditë. Plehu organik u ofron pemëve dhe perimeve tona ushqimet e nevojshme por duke ruajtur kualitetin e tokës dhe ujin e pijshëm.
Kjo kompani po shfrytëzon energjinë diellore edhe për gjenerimin e 2.3kW të energjisë elektrike.
Bujtinat e Fatbardhës janë mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin dhe ndërtimin e tyre për t’iu ofruar kushte më të mira dashamirësve të turizmit malor. Fatbardha tanimë me 2 bujtina moderne për turistë dhe kuzhinën me ushqime tradicionale pritet të krijojë edhe 6 vende të reja të punës në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e turizmit malor në Kosovë. Programi për Zhvillim Rural ka mundësuar shtimin edhe të 4 kW të energjisë solare, e tani bujtinat e Fatbardhës prodhojnë 15 kW energji të gjelbër, duke kontribuar për një mjedis më të pastër.
“Besiana-G”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin dhe modernizimin e qendrave për grumbullimin e frutave të malit dhe bimëve mjekësore.
Me investimet e bëra, kjo kompani tashmë ka kapacitet të grumbullimit të 2 mijë tonelatave të frutave të malit dhe bimëve mjekësore, ku gjysma e tyre eksportohet në tregjet Evropiane.
Ndërsa ftohjen në pikat grumbulluese “Besiana-G”e realizon përmes energjisë elektrike të prodhuar nga panelet solare, me kapacitet prej 200kW.
Bujtina “Marigo”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin e bujtinës ekzistuese për t’iu ofruar kushte më të mira dashamirësve të turizmit malor.
“Marigo” tanimë me 3 bujtina moderne për turistë, restorantin me ushqime tradicionale dhe shtegun për shëtitje, krijon 20 vende të reja të punës në sektorin e gastronomisë dhe hotelerisë, duke kontribuar kështu në zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.
“Shala Produkt”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin e depos për ruajtjen e pemëve dhe perimeve dhe instalimin e paneleve solare me kapacitet prej 4.5 kW, duke kontribuar kështu në uljen kostos së produkteve.
Kompania “Shala Produkt” tanimë punëson 15 punëtorë të rregullt dhe 15 punëtorë sezonal, ndërsa veprimtarinë e zhvillon në sipërfaqen punuese prej 1,5 hektarë të mbuluara me serra dhe 5 hektarë në fushë të hapur.
Kjo kompani i kultivon dhe tregton brenda vitit 500 mijë fidanë të perimeve dhe luleve, 200 mijë bimë të sallatës jeshile, rreth 100 tonelata tranguj si dhe sasi të konsiderueshme të lakrës, lulelakrës, specit, shalqirit dhe kungullit.
Ferma e lopëve qumështore “Nuh Farmer”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për zgjerimin e fermës, pajisjen me laktofriz të kapacitetit 500 litërsh, silazh, traktor dhe panele solare me kapacitet prej 5 kW.
Investimi në teknologji të re ka rritur cilësinë dhe sigurinë e qumështit. Me kapacitet të prodhimit prej 420 litrave në ditë, “Nuh Farmer” po kontribuon në ngritjen e produkteve vendore, duke furnizuar me qumësht prodhuesit e djathit të Sharrit.
Kompania “Gurra” sh.p.k., është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin e hurdhës së troftës me pajisje të oksigjenimit dhe me makinën për klasifikim të peshkut.
Me investimet e bëra, u mundësua rritja e kapacitetit të kultivimit të troftës së Kalifornisë në 100 tonelata në vit, nga të cilat 30 tonelata janë për eksport. Kompania “Gurra” ka 8 punëtorë dhe posedon 27 basene, ndërsa aplikon masat ekologjike për gjenerim të energjisë dhe trajtim të mbetjeve.
Veraria “AGRO ALF – Shulina Winery”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për modernizimin e teknologjisë së mbushjes, automatizmit, fermentimit dhe të ruajtjes së verës, duke e rritur cilësinë dhe sigurinë e produkteve që kjo kompani i prodhon.
Me 20 punëtorë të rregullt dhe 20 kultivues të kontraktuar të rrushit nga rajoni i Rahovecit, kjo kompani ka arritur kapacitetin e prodhimit prej 500 mijë litrave në vit.
“Shulina Winery” prodhon verë të llojit “Cabernet”, “Vranac”, “Merlot”, “Riesling” dhe “Chardonnay”, për tregun vendor dhe eksport të kontraktuar në Gjermani e Shqipëri.
Kompania “EKO Farm”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), për avancimin e sistemit gjysmë të lirë të kafazeve të pulës.
Me investimet e bëra, u mundësua rritja e cilësisë së vezëve dhe rendimentit të prodhimit deri në 7 milionë në vit, sipas planit për vitin e ardhshëm.
Kompania “EKO Farm” e themeluar në vitin 2002 në Dubravë të Suharekës, ka 9 punëtorë të rregullt dhe veprimtarinë e vet e zhvillon në pesë objekte për prodhimin e vezëve dhe rritjen e zogjëve.
Pulat në këtë fermë ushqehen me produktet bujqësore nga arat e këtij fshati, ndërsa sistemi i ushqimit, grumbullimit të vezëve dhe mbledhjes së mbetjeve është tërësisht i automatizuar.
Ferma për prodhimin e qumështit “Natyra Farm”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), ka shtuar kapacitetet prodhuese të qumështit dhe ka modernizuar teknologjinë e mjeljes dhe të ruajtjes së qumështit, duke përdorur edhe energjinë e diellit.
Kompania për prodhimin dhe përpunimin e patates “Pestova”, me grantet investive të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në kuadër të “Programit për Zhvillim Rural 2014 - 2020”, ka modernizuar teknologjinë prodhuese dhe përpunuese në fabrikën e saj.
Grupi Lokal i Veprimit “Vitia”, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) në kuadër të “Programit për Zhvillim Rural 2014 - 2020”, ka realizuar projekte në përmirësimin e infrastrukturës në vise rurale dhe në ngritjen socio-ekonomike të popullatës që jeton në këto zona.
Fabrika për përpunimin e mishit “Malësia”, përmes granteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka zgjeruar kapacitetet përpunuese e bashkë me këtë ka instaluar edhe teknologjitë e reja në industrinë e saj, të cilat sigurojnë prodhime vendore me standarde evropiane.
Ferma e pulave “An-Di”, me mbështetjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka arritur të ndërtojë fermën moderne për rritjen e pulave vojse, duke zbatuar në këtë prodhimtari standardet më të larta evropiane.
"Fidanishtja e Godancit”, është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), në ndërtimin e serrës për prodhimin e fidanëve të perimeve. Me investimet e bëra kjo serrë tashmë është zgjeruar dhe modernizuar dhe brenda vitit prodhon deri në një milion fidanë të marullave, domateve specave dhe trangujve.
Kompania për prodhimin e verës “Biopak”, me investimet e përkrahura nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ka përmirësuar kushtet e punës dhe të prodhimit të verës e bashkë më këtë ka rritur edhe cilësisë e verërave të prodhuara në këtë kompani.
© 2025 DPZHR - TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA